Secondary Adv

9-mujori: të ardhurat rriten më shumë se shpenzimet, suficit 470 mln euro

Financat: në janar–shtator 2025 buxheti mbyllet me suficit 47.1 mld lekë (rreth 470 mln euro).

Të ardhurat

Të ardhurat totale në janar–shtator 2025 arritën 562.5 mld lekë, me realizim 101% të planit dhe rritje vjetore prej 33.6 mld lekësh ose 6.4%. Tatimet dhe Doganat mblodhën 372.3 mld lekë, 30.5 mld lekë ose 8.9% më shumë se një vit më parë.

 

Detajet tatimore dhe doganore

Të ardhurat tatimore nga administrata doganore ishin 178.7 mld lekë (+4.4%, realizim 98.5%): TVSH në import 117.8 mld lekë (+2.3%); akciza 52.3 mld lekë (+10.8% dhe +3.1% mbi plan); renta minerare në eksport 1.5 mld lekë (77.5% e planit); taksat doganore 7 mld lekë (+5.7%, 89.7% e planit).

 

Administrata tatimore grumbulloi 193.7 mld lekë (+13.5%, +0.6% mbi plan): TVSH neto në vend 50.4 mld lekë (+17.2%); rimbursimet 19.1 mld lekë (+0.3%, +2.8% mbi plan); tatimi mbi fitimin 45.3 mld lekë (+4.4%); tatimi mbi të ardhurat personale 63.1 mld lekë (+26.7%, +10.9% mbi plan); taksat nacionale 34.8 mld lekë (+1.1%). Fondet Speciale (ISSH dhe FSDKSH) arritën 132.9 mld lekë (+12.3%, realizim 104.4%).

 

Shpenzimet

Shpenzimet e përgjithshme publike në 9-mujorin 2025 ishin 515.5 mld lekë, me realizim 95.7% të planit dhe rritje vjetore 12.2% (55.9 mld lekë më shumë). Shpenzimet korente arritën 457.6 mld lekë (+11.3%, realizim 97.1%), ndërsa shpenzimet kapitale 56.8 mld lekë (+17.6%, realizim 85.1%).

 

Suficiti

Suficiti buxhetor në janar–shtator 2025 rezultoi 47.1 mld lekë (rreth 470 mln euro), 32.1% më i ulët ose 22.2 mld lekë më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Burimi: Revista Monitor


Më të lexuarat